
Publicisti Halil Matoshi është shprehur i revoltuar me institucionet e Kosovës lidhur me vendimin e fundit për ndaljen e dinarit për përdorim.
Matoshi në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal 10, ka thënë se vendimet e tilla janë nacionalizëm të “killavt”.
“Mu qu një këmbë i tërë me një nacionalizëm të killavt të shekullit 19 edhe me iu krijuar çdo ditë nga një pengesë, nga një operacion policor 40 mijë qytetarëve të Kosovës, kjo është e padrejtë:, ka thënë ai.
Ai më tej ka sqaruar se pse sipas tij, veprimet e tilla janë të padrejta.
“A e dini pse është e padrejtë, për arsye se unë ndihna keq si shumicë, sepse ti nuk po je i barabartë si për serbin si për shqiptarin në jug e si për shqiptarin në veri”, ka thënë Matoshi.
Sipas tij, valuta e Shqipërisë, Leku, është duke u përdorur në Prizren. /GAZETA10/