Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Nadal dhe gruaja e tij fotografohen për herë të parë në publik me djalin e tyre

Gazeta10
14 November 2022 - 23:46

Pas komplikimeve dhe turbulencave të shumta, tenisti i njohur spanjoll Rafael Nadal dhe bashkëshortja e tij, Francisca Perello, u bënë prindër dhe tashmë janë shfaqur fotografitë e para të vogëlushit, transmeton Gazeta10.

Është e kuptueshme se sa i lumtur është çifti i famshëm pas lindjes së fëmijës së tyre të parë. Sidomos duke pasur parasysh që legjenda e tenisit i humbi ndeshjet për të qenë pranë gruas së tij gjatë problemeve të shtatzënisë.

Për fat të mirë, gjithçka përfundoi në mënyrën më të mirë të mundshme dhe ‘Rafael Junior’ i lumturoi prindërit e tij, të cilët tani kanë një angazhim të ri.

Mediat spanjolle i kanë publikuar fotografitë e para të prindërve të lumtur me foshnjën. Në dy fotografi, fëmija shihet në krahët e babait dhe nënës së tij./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.