Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nafta shtrenjtohet, çmimi më i lartë se dje

Gazeta10
15 August 2026 - 10:14

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka bërë të ditura çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për ditën e sotme.

Sipas njoftimit në Facebook, çmimi maksimal i naftës është caktuar në 1.75 euro për litër që është 2 centë më shtrenjtë se sa ditën e djeshme.

Ndërkaq, benzina do të tregtohet me çmim maksimal prej 1.50 euro për litër, shifër kjo që nuk  shënon rritje prej ditës së djeshme, ndërsa gazi do të tregtohet me 0.61 euro për litër.

Sipas ministrisë, këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
15 August 2026
Lajme
15 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.