Gazeta10

Naftësjellësi rus rifillon punën në Evropën Qendrore

Flukset e tubacioneve të naftës ruse rifilluan në Evropën Qendrore të mërkurën, duke i dhënë fund një ndalese gjashtë-ditore, pasi grupi hungarez MOL pagoi tarifat e tranzitit që i detyrohej Ukrainës, duke ofruar një zgjidhje të përkohshme për ndërprerjen e fundit të furnizimeve ruse me energji, shkruan Reuters, transmeton Gazeta10.

MOL tha se nafta po qarkullon përsëri nëpër degën jugore të tubacionit Druzhba, që kishte arritur në Sllovaki dhe duhet të arrij në Hungari të enjten. Flukset e naftës, megjithatë, nuk pritet të rifillojnë në Republikën Çeke.

Të martën, monopoli rus i tubacioneve “Transneft” tha se flukset e tubacioneve ishin pezulluar në pjesën e Evropës Qendrore që nga 4 gushti për shkak se sanksionet perëndimore penguan pagesën e tarifave të tranzitit nga Moska në Ukrainë.

Hungaria ka kritikuar sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Moskës.

Pezullimi i Druzhbës rriti çmimet e naftës, të cilat tashmë janë rritur së bashku me ato për format e tjera të energjisë, pasi pushtimi rus ndaj Ukrainës ka ngritur shqetësime për mungesa të derivative, veçanërisht në Evropë e cila varet nga karburanti rus. / Gazeta10

NË FOKUS

Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
Shala- Kerstiqi
Përplasen Kërstiqi dhe Shala- “Kurrë mos e harro që jam serb e që e pranoj realitetin e Kosovës”
336524107_3440503419558543_7262121772771312521_n
Reagon Halil Kastrati: Djali im është mirë e shëndoshë
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
335745736_770412834416604_1430752914861605177_n
Dialogu apo Big Brother, qytetarët befasojnë në sondazhin e Emisionit të Mëngjesit (VIDEO)
336267086_595735819249913_2802709335561007739_n
Emocionuese, shqiptari nga Kosova - pilot i Forcave Ajrore Amerikane (Video)