
Një përplasje e ashpër ka ndodhur në mes të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut dhe analistit politik, Adrian Çollakut.
Çollaku ka instituar që të marrë një përgjigje nga Haxhiu lidhur me akuzat e ngritura ndaj ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqit.
“Pse nuk jeni distancu nga z.Nagip Krasniqi. Përpos që keni thane Prokuroria është e kapne dhe auditori gjeneral që e keni zgjedh ju, ka thënë që ka keqpëdorime deri në gjashtë milionë euro”, ka thënë Çollaku.
Megjithatë, Haxhiu i është drejtuar ashpër Çollakut, derisa ka thënë se Krasniqi nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim të paligjshëm.
“Mos vazhdo, mos vazhdo hiç”, ka insistuar Haxhiu.
“Jo, jo s’mun ma ndal ti mu gojën”, ka thënë Çollaku.
“S’po e kupton saktë çka po do me adresu. Z.Nagip Krasniqi nuk e ka ndërmarrë asnjë veprim që ka rezultuar me ndonjë përfitim të paligjshëm të tij”, ka thënë Haxhiu. /Gazeta10/