Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Napoli – Milan, kryendeshja e kësaj jave në Serie A

Gazeta10
31 Mars 2023 - 11:23

Këtë fundjavë rikthehet futbolli me klube në Serie A, e cila na sjell para ekranit disa ndeshje interesante.

Vëmendja kryesore do të jetë në “Diego Armando Maradona”, ku Napoli do të jetë nikoqir i Milanit, me ndeshjen që zhvillohet të dielen me fillim nga ora 20:45.

Ndërkohë, klubi tjetër nga qyteti i Milanit, Interi përballë do të ketë Fiorentinën, në sfidën që luhet të shtunën e 1 prillit në “San Siro:. Ndeshja do të fillojë nga ora 18:00.

Kandidati tjetër për një vend në Ligën e Kampionëve, Lazio këtë vikend do të jetë mysafir i Monzas, duel ky që luhet të dielën në ora 15:00.

Juventusi, i cili këtë sezon u dënua me -15 pikë, në këtë pikë të sezonit po lufton për një vend në Evropë, gjersa këtë javë luan të shtunën si vendas ndaj Veronas, më sfidën që zhvillohet nga ora 20:45.

Tabelës së klasifikimit në elitën e futbollit italian i prin Napoli me 71 pikë, 19 më shumë se vendi i dytë, Lazio me 52 sosh. Vendin e tretë dhe të katërt në Serie A e mbulojnë dy klubet nga i njejti qytet, Interi dhe Milani.

Ndërkohë, dy pozitat tjera që dërgojnë në Evropë i zënë Roma, e cila gjendet në pozitën e pestë dhe Atalanta që renditen të 6-tit në tabelë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.