
Prania e madhe e rasteve të shpërndarjes së substancave narkotike në shkollat në Shqipëri, si dhe dukuri të tjera negative, kanë vënë në lëvizje autoritetet shqiptare.
Policia e Shtetit ka nxjerrë një telegram për të gjitha drejtoritë vendore dhe shefat e komisariateve, duke kërkuar rritjen e masave të sigurisë dhe goditjen e fenomenit të shpërndarjes së lëndëve narkotike në shkolla dhe përreth tyre.
Dokumenti, i firmosur nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, vjen pas disa ngjarjeve të regjistruara gjatë vitit shkollor 2024-2025 në ambientet shkollore.
Në dokument theksohet se në disa raste nxënës apo persona të tjerë kanë mbajtur sende të ndaluara, armë të ftohta dhe kanë shpërndarë lëndë narkotike, duke rrezikuar jetën, shëndetin dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor.
Policia ka urdhëruar organizimin e shërbimeve të posaçme pranë çdo shkolle, shtimin e kontrolleve të befasishme nga strukturat e hetimit të narkotikëve dhe forcat operacionale, si dhe përdorimin e metodave speciale të hetimit për dokumentimin e rasteve të shpërndarjes së drogës pranë shkollave.
Dokumenti parashikon gjithashtu masa për ndalimin e shitjes së produkteve të ndaluara për të miturit nën 18 vjeç dhe kontrolle të vazhdueshme ndaj strukturave policore për zbatimin e detyrave