Politiko

“Iu premtuan se do ta zgjidhnin…”, Nasim Haradinaj: Gjykata Speciale mashtroi edhe LDK-në!

Gazeta10
17 Janar 2025 - 19:33

Ish-nënkryetari i OVL të UÇK, Nasim Haradinaj, ka thënë se ish-krerët e UÇK-së janë mashtruar për votimin e Gjykatës Speciale,  por ka theksuar se nga ky mashtrim nuk kanë shpëtuar as udhëheqësit e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sipas Haradinaj, LDK u mashtrua nga premtimi se do të zgjidhet rasti i vrasjeve politike.

“I kanë mashtru. Ju kanë thane që po ngritni gjykatë për transplatim organesh dhe me atë aspekt do ta kisha votu edhe unë sot. Me këtë janë bo dy mashtrime. Mashtrimi i pare pare është kjo, mashtrimi i dytë është që e kanë mashtru LDK-në tu ju thane që do t’ia zgjidhim vrasjen politike”, ka thënë Haradinaj.

Tutje, ai ka kritikuar ashpër Gjykatën Speciale, duke thënë se “kjo gjykatë ka ushtruar dhunë psikike ndaj të burgosurve”.

“Elementi kryesor është që ata ta bajnë një presion e dhunë psiqike”, ka thënë Haradinaj. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.