Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Nata e Vitit të Ri, Policia me njoftim: Kaloi kryesisht qetë

Gazeta10
01 Janar 2023 - 10:40

Policia e Kosovës ka dalur më një njoftim lidhur me situatën që ka qenë në Kosovë në natën e Vitit të Ri, ku ndër të tjera është thënë se kjo natë ka kaluar kryesisht qetë, raporton Gazeta10.

Në njoftim thuhet se Policia e Kosovës në natën e Vitit të Ri ka implementuar planin e hartuar për shtimin e masave të sigurisë.

Më tej, në njoftim thuhet se ka pasur një mbikëqyrje në trafikun rrugor.

Tutje, në njoftim është bërë e ditur se në disa rajone janë raportuar disa incidente me lëndime trupore.

Më pas, Policia e Kosovës ka uruar që ky vit të jetë vit i transparencës, bashkëpunimit, gëzimit të lirisë dhe të drejtave njerëzore.

Këtu keni njoftimin e plotë:

“Gjatë periudhës së festave të fund vitit dhe për Vitin e Ri,  Policia e Kosovës ka hartuar dhe implementuar urdhrin operativ për shtimin e masave të sigurisë dhe prezencës policore në lokacione apo ambiente ku pritej të ketë përqendrim apo prezencë më të madhe të qytetarëve gjatë festimeve.

Gjithashtu në fokus të këtij urdhri operativ ka qenë mbikëqyrja dhe kontrolli në trafikun rrugor, menaxhimi i pikave kufitare përfshirë aeroportin ndërkombëtarë.

Sipas raportimeve të pranuara nga të gjitha Drejtoritë Rajonale Policore (DRP), nata e vitit të ri ndrrimi i motmoteve ka kaluar kryesisht e qetë, megjithëse në disa rajone janë raportuar disa incidente me lëndime trupore dhe dëme materiale si pasojë e përdorimit pakujdesshëm i mjeteve piroteknike dhe armëve të zjarrit. Nuk është raportuar asnjë rast apo incident me fatalitet, përfshirë këtu edhe aksidentet rrugore.

Urojmë që ky vit i ri (2023) të jetë vit i vazhdimit të bashkëpunimit dhe transparencës, gëzimit të lirisë dhe të drejtave njerëzore pa dallim ku qytetarët e vendit jetojnë dhe veprojnë të sigurt dhe pa brenga.

Policia e Kosovës është e përkushtuar për ruajtjen e rendi dhe sigurisë publike dhe ofrimin e shërbimeve tjera për qytetarët, në pajtim me mandatin e saj ligjor dhe kushtetues”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.