Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nata tragjike në Koçan, Arben Taravari ndan detaje rreth rastit

Gazeta10
17 March 2025 - 19:30

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shpallur shtatë ditë zie si shkak i ngjarjes tragjike në diskotekën e Koçanit, ku mbi 59 persona humbën jetën dhe mbi 100 u shtruan në spital.

Në linjë direkte, për emisionin “Gazeta me Afërdita Lukajn”, Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët dha më shumë detaje.

Ai bëri të ditur se menjëherë pas rastit, shumë shtete e në veçanti ato fqinje me mundësitë e tyre ofruan ndihma të ndryshme.

Solidarizimi ka qenë i jashtëzakonshëm, jo vetem i shqiptarëve por i të gjitha shteteve. I pari i cili u paraqit ishte ministri i Bullgarisë, qysh dje në ora tetë e gjysmë në mëngjes, mandej ministrat e shëndetësisë, Arben Vitia e ai i Shqipërisë, Malit të Zi, Serbisë, Turqisë e të tjerë. Është ofruar për ndihmë, pranim të pacientëve, materiale shëndetësore që mund të na duhen. Të gjithë pa përjashtim kanë ofruar me mundësi të tyre të japin ndihma që mund të i’u ofrohen pacientëve. Nuk janë as 48 orë ende dhe s’mund të marrë informata se deri diku është puna dhe se çfarë ka konstatu Prokurori nuk kam informata realisht” deklaroi Taravari. /Gazeta10

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.