Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Nathaniel Phillips do të largohet nga Liverpooli deri në fund të merkatos

Gazeta10
30 January 2023 - 20:47

Mbrotësi anglez, Nathaniel  Phillips pritet të largohet gjatë ditës së nesërme nga Liverpooli.

25-vjeçaro nuk ka gjetur hapësira të mjaftueshme në formacion te “The Reds” dhe pritet të largohet nga Liga Premier.

Galatasaray, Schalke dhe Stuttgarti raportohet se janë në garë për transferimin e mbrojtësit anglez.

Liverpooli kërkon rreth 10 milionë euro për Phillips, por ata do të pranonin edhe një huazim me të drejtë blerjeje në fund të edicionit.

Përveç Phillipsit, Liverpooli pritet që në ditën e fundit të merkatos t’i huazojë edhe disa lojtarë të tjerë të akademisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.