Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

NATO mirëpret largimin e barrikadave në veri dhe shtensionimin e situatës

Gazeta10
29 December 2022 - 18:37

NATO ka mirëpritur largimin e barrikadave në veri dhe shtensionimin e situatës në pjesën veriore të Kosovës.

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, thotë se pret nga Kosova dhe Serbia që t’i përmbahen angazhimeve të tyre.

“NATO mirëpret përpjekjet për të ulur tensionet në veri të Kosovës. Ne presim që të gjitha palët t’i përmbahen angazhimeve të tyre. KFOR-i po monitoron nga afër dhe është i gatshëm të ndërhyjë nëse është e nevojshme, në përputhje me mandatin e tij të OKB-së për të ruajtur lirinë e lëvizjes” ka shkruar Lungescu në Twitter.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.