
Analisti nga Shqipëria, Mentor Nazarko ka thënë se anulimi i mbledhjes së dy qeverive, ishte pjesë e rolit që ndërkombëtarët ia dhanë Shqipërisë për ta paralajmëruar Kosovën, raporton Gazeta10.
‘’Anulimi i mbledhjes, dalja me një propozim është pjesë e një roli të Shqipërisë, konkretisht që kryeministri Rama ia ka ngarkuar bashkësia euroatlantike. Ne jemi pjesë e bashkësisë euroatlantike, ndoshta është tjerrur fortë se si të bëhet pjesë e paralajmërimeve, masave që për ta shtyrë Kosovën zyrtare, Kurtin që ta ndryshojë sjelljen e tij.’’, ka thënë ai në ‘’Politiko’’.
Ai tha se Rama ka zgjedhur që mos ta lë vëllain e vogël të gaboj.
‘’Shqipëria ka zgjedhur që në shqip të i thotë Kosovës të lutëm rishikoje sjelljen… Nuk mund ta lejojë vëllain e vogël t’i dal para makinës…’’, tha ai./Gazeta10