Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Nazmi Gripshi shpallet “Ylli i Javës” për xhiron e 23-të në Superligë

Gazeta10
06 March 2023 - 12:09

Sulmuesi i Ballkanit, Nazmi Gripshi, është shpallur “Ylli i Javës” për xhiron e 23-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Gripshi kishte pasur një paraqitje fantastike në ndeshjen që Ballkani luajti baras kundër Prishtinës.

Sulmuesi nga Shqipëria shënoi një gol mjaft të bukur në sfidën që u luajt në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Pasi mori çmimin e më të mirit të javës, Gripshi u shpreh mjaft i lumtur dhe deklaroi se ekipi do të bëjë maksimumin që të mbrojë titullin kampion.

“Është nder dhe kënaqësi që të shpallesh më i miri i xhiros në Albi Mall Superligë. Ky edicion i Superligës është shumë i luftuar dhe ka ndeshje shumë të vështira. Ballkani ndeshjet i merr një nga një dhe besoj që sado që rruga për ta mbrojtur titullin kampion është e vështirë, ne, do t’ia dalim. Një falënderim shkon për të gjithë bashkëlojtarët të cilët kontribojnë çdo herë që performanca ime të jetë e mirë”, deklaroi Gripshi.

Ballkani renditet në pozitën e parë në tabelë në Albi Mall Superligën e Kosovës, me dy pikë më shumë se ndjekësit e tyre, Drita.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.