
Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi gjatë ditës së djeshme ju ndalua shkuarja në Beograd nga autoritete serbe.
Besnik Bislimi ishte i ftuar në një konferencë dy ditore ku si temë diskutimi ishin edhe raportet mes shtetit të Kosovës dhe atij të Serbisë, raporton Gazeta10.
Vitiza e Bislimit u anulua kjo me arsyetimin se autoritete serbe nuk munden ta garantojnë sigurinë e tij.
Pas ndalimit të tij Bislimi u deklarua nga Merdarja duke thënë se ju është ndaluar vizita dhe se faktori ndërkombëtar është njoftuar lidhur me ndalimin e tij.
“Vizita në Beograd është ndaluar dhe se faktori ndërkombëtar është i njoftuar, tash do të shohim se si do ecim tutje”, tha ai.
E, sipas tij ata nuk janë ndjerë të kërcënuar dhe gjithëçka ishte artificiale, dhe po të ishte në dorën e tij e mos të ishte vendim ata do të vazhdonin rrugën.
Rikujtojmë se Besnik Bislimi kishte bërë kërkesë për vizitë në Beograd para një jave dhe vizita e tij ishte aprovuar./Gazeta10