Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ndalim vozitje dhe 150 euro gjobë për shoferin që rrezikoi jetën e fëmijës mbi bagazh gjatë vozitjes (VIDEO)

Gazeta10
02 August 2023 - 15:06

Një shofer është dënuar me 150 euro gjobë nga Policia e Kosovës për arsyje se ka drejtuar automjetin pa e siguruar fëmijën.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Policia e Kosovës.

“Në bazë të video-incizimeve të publikuara në media, Njësia për Kontroll të Autostradave ka arritur që të identifikoj shoferin i cili gjatë drejtimit të automjetit nuk ka siguruar fëmijën në ulësen për fëmijë, i njëjti është gjobitur dhe i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, thuhet në njoftim.

Dënimi është shqiptuar gjatë ditës së djeshme rreth orë 19:00 të mbrëmjes.

Përmes një video të siguruar nga Indeksonline ju mund të shihni se si është rrezikuar fëmija.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.