
Përkundër jetës që bëjnë në Kosovë, euron s’e përdorin për asnjë pagesë.
Qytetarët serbë të veriut të Kosovës, si valutë monetare për kryerjen e shërbimeve, e përdorin dinarin serb dhe ata që punojnë në institucionet serbe në Kosovë, i marrin edhe pagat me dinarë.
Me dinarë paguhen edhe pensionet, sipas sistemit serb, si dhe shtesat për fëmijë dhe ndihmat sociale.
Por në një Rregullore të miratuar para pak ditësh nga Banka Qendrore e Kosovës, euro parashihet si monedha e vetme zyrtare për kryerjen e transaksioneve.
Si arsyetim i tyre, është përmendur respektimi i Kushtetutës dhe ruajtjes së valutës së euros, si e vetmja valutë legjitime në Kosovë.
Ashtu parasheh edhe neni 11 i Kushtetutës.
Për qytetarët serbë të zonës, kjo është një pengesë e madhe, por që do të pajtohen me rregullat që vendosen, derisa të tjerë thonë se kjo është pjesë e lojës mes Kosovës dhe Serbisë.
Kronika e plotë…