Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ndarja e titullit “Qytetar Nderi” për Halil Kastratin nga Komuna e Mitrovicës

Gazeta10
03 November 2022 - 13:45

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza ka ndarë titullin “Qytetar Nderi” për humanistin e njohur Halil Kastrati, raporton Gazeta10.

Në ndarjen e titullit për humanistin Kastrati nuk munguan edhe lëvdatat nga kryetari i Mitrovicës.

“Emri i Halil Kastratit mbërthen në vete intelektualitetin bamirësin, dhe një njeri më shumë vlera, i lindur dhe i shkolluar në Prizren”, tha Hamza.

Kastrati pas marrjes së titullit “Qytetar Nderi” falenderoi kryetarët e komunave të Vushtrisë, Skenderaj dhe Mitrovicës për kontributin e dhënë në shoqatën “Jetimat e Ballkanit” si dhe për ndarjen e titullit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.