Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Ndërmarrjet publike në Kosovë po konsiderohen më shumë barrë sesa kontribues të shtetit

Gazeta10
24 May 2023 - 9:42

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se së shpejti ndërmarrjet publike do të barten në Fondin Sovran të Kosovës.

Kjo, sipas tyre, do të rriste mundësinë për investime. Por, njohës të ekonomisë vlerësojnë se ndërmarrjet publike janë më shumë një barrë e shtetit sesa kontribues të shtetit.

Bartja e ndërmarrjeve publike në Fondin Sovran, do të ishte një eksperiment shqetësues për ekonominë e vendit.

Njohësi i ekonomisë, Safet Gërxhaliu vlerëson se në draftimin e Fondit Sovran kanë qenë të përfshirë më shumë ekspertë të jashtëm sesa vendorë, fakt që sipas tij, nuk i njohin mirë parametrat ekonomikë të Kosovës.

“Përmes fondit sovran do të hapet kutia e Pandorës për sa i përket ndërmarrjeve publike, në veçanti Trepçës dhe e treta sot ndërmarrjet publike shumë më tepër janë barrë e shtetit sesa kontribues të shtetit, prandaj në këtë drejtim, besoj se një eksperiment i tillë do të jetë mjaft shqetësues. Po i shihni efektet që i ka negative, e shikoni se çfarë është duke ndodhur në KEK, Trepçë, KOSTT e shumë ndërmarrje të tjera? Prandaj, depolitizimi është rruga kryesore dhe jo centralizimi. Nuk mund të ketë zhvillim pozitiv me politika majtiste”, konsideron Gërxhaliu, përcjell Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.