
Klubi i futbollit Prishtina, ka njoftuar se ndeshja kundër Malishevës e cila do të zhvillohet në kuadër të xhiros së shtatë në Albi Mall Superligën e Kosovës, do të luhet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, raporton Gazeta10.
Poashtu kjo ndeshje do të luhet pa praninë e tifozëve.
‘Bardhekaltërit’ po vazhdojnë të kenë probleme me stadiumin “Fadil Vokrri”, pasi ky stadium është i vetmi në Kosovë që i plotëson kriteret e UEFA-s dhe po ngarkohet me shumë ndeshje së fundmi.

Ndeshja Prishtina – Malisheva do të luhet të mërkurën me fillim nga ora 15:00.
Prishtina këtë edicion renditet në pozitën e katërt në elitën e futbollit kosovar, me tetë pikë të grumbulluara pas pesë ndeshjeve. /Gazeta10/