Politiko

Ndizet debati, Matoshi-Hodajt për KPM-në: Qesi avokati si ti kurrë s’kisha marrë!

Gazeta10
17 Janar 2025 - 21:40

Një përplasje e ashpër ka ndodhur në “Politiko” në mes të gazetarit, Halil Matoshit dhe avokatit, Taulant Hodajt lidhur me emërimin e kryetarit të ri të Komisionit të Pavarur për Media (KPM).

Avokati, Taulant Hodaj ka thënë se emërimi i kryetarit të ri të KPM-së nuk ka ndonjë shpërputhje ligjore.

“Nga rregullativa që e pashë ishte thirrë në përputhje me ligjin”, ka thënë Hodaj.

Ndaj një opinioni të tillë ka reaguar ashpër Matoshi.

Në debat e sipër, Matoshi ka thënë se KPM i ka dy kryetarë dhe se vetëm njëri nga ta është legjitim.

“M’habiti z.Hodaj si jurist. Ti i bane dy shmangie që juristi s’guxon me i bo. Aktualisht i kemi dy kryetarë sepse komisioni s’e ka shkarku kryetarin aktual”, ka thënë Matoshi. /Gazeta10/

Debati i plotë:

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.