
Një fluturim i Porter Airlines nga Victoria drejt Torontos u anulua pasi një fëmijë refuzoi të ulej dhe të vendoste rripin e sigurimit.
Avioni kishte dalë nga terminali dhe po përgatitej për ngritje, por ekuipazhi dhe prindi i fëmijës nuk arritën ta bindnin të qëndronte i siguruar në sedilje.
Për arsye sigurie, avioni u kthye në portë dhe fëmija bashkë me prindin u larguan nga bordi. Edhe pasagjerët e tjerë u detyruan të zbrisnin, shkruan Metro.
Vonesa bëri që fluturimi të kalonte orarin e mbylljes së pistës, në 00:30, ndaj ai u anulua.
Pasagjerët u nisën drejt Torontos ditën e ardhshme.Disa prej tyre shprehën frustrim për situatën, ndërsa një pasagjer tha se fëmija dukej se po reagonte nga frika dhe jo nga sjellja e keqe.