Gazeta10

Ndombele pranë kalimit te Napoli

Mesfushori Tanguy Ndombele karrierën do ta vazhdojë në Serie A, shkruan Gazeta10.

Ai do të jetë pjesë e skuadrës së Napolit, që tashmë ka arritur marrëveshje me Tottenhamin për huazimin e tij, kanë raportuar mediat italiane.

Ndombele do të huazohet për një vit te Napoli, ekip që do ta ketë opsionin e blerjes së kartonit të tij për 30 milionë euro.

Po ashtu, Napoli do t’i paguajë ekipit anglez dy milionë euro për huazimin njëvjeçar të mesfushorit francez.

25-vjeçari ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2025 por nuk bën pjesë në planet e trajnerit Antonio Conte.

Ai edhe sezonin e shkuar ishte i huazuar te Lyoni, por ekipi francez nuk e shfrytëzoi të drejtën e blerjes së tij. /Gazeta10/

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
336590720_790074042536912_216558726298789015_n
Xhaka shënon gol në Serbi ndaj Bjellorusisë (VIDEO)
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337527776_571608834975762_7782847739163049324_n
“Statuja e Skënderbeut do vendoset në Zvicër”, skulptori zbulon kush e porositi
337560741_254666503557563_1469925085196788437_n
Madhështore, Jakaj sypatrembur mposht serbin, Nikolic
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
USHTA1679844550
Pamje të rënda, si po digjen rusët brenda llogoreve në Ukrainë