Gazeta10

Ndotje e lartë e ajrit në Prishtinë, IKSHPK del me rekomandime

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se niveli i ndotjes së ajrit këto ditë në Kosovë, veçmas në Prishtinë është shumë i lartë.

IKSHPK njofton e të dhënat e OBSh-së tregojnë se ndotja e ajrit rreth shtatë milionë njerëz në mbarë botën çdo vit.

“Ditët e ftohta dhe rëniet e temperaturave mund ta vështirësojnë edhe më shumë situatën si pasojë e ngrohjes me lëndë të ndryshme djegëse të dëmshme dhe jo-kualitative që po përdorin qytetarët, trafiku dhe industria. Prandaj, ndiqni rekomandimet e IKSHPK-së për reduktimin e rrezikut”, thuhet në njoftim, raporton gazeta10.

Këto ditë Kosova dhe veçmas qyteti i Prishtinës po përballet me nivele të larta të ndotjes së ajrit

Të dhënat e OBSh-së tregojnë se ndotja e ajrit vret rreth shtatë milionë njerëz në mbarë botën çdo vit.

9 nga 19 njerëz thithin ajër që tejkalon kufijtë e udhëzuesit të OBSH-së që përmban nivele të larta të ndotësve

Ndotja e ajrit konsiderohet një rrezik për shëndetin e njeriut.

Efektet shëndetësore afatshkurtra të ndotjes së ajrit në shëndet: sëmundjet, shtrimet në spital, komplikimet shëndetësore dhe vdekjet

Efektet shëndetësore afatgjata: sëmundshmëria, kanceri i mushkërive, sëmundjet kardiovaskulare dhe pulmonare.

Shkaqet kryesore të vdekjeve dhe sëmundjeve që lidhen me ndotjen e ajrit janë: sëmundjet ishemike të zemrës, goditja në tru, sëmundjet e frymëmarrjes, sëmundjet pulmonare obstruktive kronike, bronhiti, emfizema, irritimi i syve dhe sistemit të frymëmarrjes, veçanërisht sulmet e astmës dhe kanceri i mushkërive.

Ditët e ftohta dhe rëniet e temperaturave mund ta vështirësojnë edhe më shumë situatën si pasojë e ngrohjes me lëndë të ndryshme djegëse të dëmshme dhe jo-kualitative që po përdorin qytetarët, trafiku dhe industria. Prandaj, ndiqni rekomandimet e IKSHPK-së për reduktimin e rrezikut. /Gazeta10/

NË FOKUS

polici serb
Bashkëshortja e policit të plagosur në Lloznicë, zbulon detaje të reja
plaku-600x360
“Mu afrua dhe më pyeti”, mediat serbe thonë se ky është personi i fundit që kontaktoi me Faton Hajrizin
IMG_3764
“Në kamerën e dyqanit të tij…” – zbulohen detaje të tjera se si pretendohet se u kap Faton Hajrizi
riu
Në lulen e rinisë/ I riu 24 vjeç u vra pas debatit për muzikën e lartë
lloznice
Dëshmitarët okular tregojnë se çfarë ka ndodhur mbrëmë në Lloznicë
pamjee
Publikohet fotografia e Faton Hajrizit të vrarë
faton-600x360
“Me kaq e përfundoj…” – A ishte një sinjal ‘zhdukja’ e Faton Hajrizit nga TikTok-u?
fatonn
Orët e fundit të Faton Hajrizit – sa kilometra i bëri nga vendi ku dyshohet se e vrau policin deri te fabrika ku u strehua