Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ndrecaj: Ka pasur shkelje procedurale që nga fillimi i procesit

Gazeta10
19 February 2026 - 18:56

I ftuar në emisionin “Gazeta” në Kanal10, juristi Anton Ndrecaj ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve.

Sipas tij, ajo që ka ofruar prokuroria është jashtë procedurale dhe e pakuptimtë, por në anën tjetër mund të shkojë në favor të ish-krerëve.

“Sipas këndvështrimit tim si jurist, ajo çka ka ofruar prokuroria është jashtë procedurale, domethënë e pakuptimtë. Mirëpo, nga ana tjetër, kjo mund të shkojë në favor të ish-krerëve, sepse që nga fillimi kam thënë se ka pasur shkelje në aspektin procedural të procesit”, u shpreh Ndrecaj.

Ai theksoi se, sipas kornizës ligjore dhe kushtetuese, secila palë e përfshirë në proces ka të drejtën për një proces të drejtë, të paanshëm dhe me barazi të plotë.

“Që nga starti nuk ka pasur barazi të palëve në proces, duke filluar nga dosja mbi të cilën është ngritur aktakuza e deri te vonesat në përgatitjen e dosjes për avokatët mbrojtës”, theksoi ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.