Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ndrecaj: Kosova në të njëjtën “telenovelë” politike tash e dy vjet, fushata më e degraduar deri më tani

Gazeta10
01 June 2026 - 19:03

Teksa vendi ka hyrë në fushatën zgjedhore dhe partitë politike po vazhdojnë tubimet në qytete të ndryshme, reagimet për zhvillimet politike nuk kanë munguar.

I ftuar në emisionin “Gazeta” në Kanal10, Anton Ndrecaj nga Instituti Gerd foli për klimën politike në vend, duke vlerësuar se Kosova tash e dy vite po përballet me të njëjtën situatë politike, të cilën ai e krahasoi me një “telenovelë” pa fund të qartë.

Sipas Ndrecajt, një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve nuk po arrijnë të vendosin në mënyrë racionale se cila alternativë është më e mira për ta, për shkak të gjuhës së ashpër dhe atmosferës së krijuar gjatë fushatës.

“Çfarë po ndodh në Kosovë? Ka dy vite që po përsëritet e njëjta storie. Po e shohim një telenovelë që nuk e dimë se kur e ka fundin dhe si do të përfundojë. E kemi një pjesë të konsiderueshme të qytetarëve që nuk po arrijnë të vendosin me logjikë se cila është më e mira për ta. Po dominohet nga një gjuhë shumë toksike dhe një fushatë shumë toksike”, tha Ndrecaj.

Ai theksoi se fushata të tensionuara ka pasur edhe në të kaluarën, por sipas tij, degradimi i diskursit politik ka arritur nivele shqetësuese.

“Në të kaluarën kemi pasur fushata të tilla, por të degradohet deri në atë nivel sa të përfshihen edhe fëmijët, si në rastin e Vushtrrisë, është shqetësuese. Ky toksicitet po vjen nga të gjitha anët”, deklaroi a

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.