Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ndryshimet në Trafikun Urban, Rama jep detaje

Gazeta10
15 October 2024 - 14:17

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar sot se janë duke e zhvilluar Trafikun Urban në bashkëpunim dhe BERZH-in dhe ARUP-in.

Sipas Ramës janë duke punuar në krijimin e një sistemi të ri që përfshinë rrejt të ri të trafikut urban, prioritizim të autobusëve dhe sigurim të korsive të dedikuara, model të avancuar të biletave e të tjera.

Postimi i plotë:

Trafiku Urban është thelbi i zhvillimit të një kryeqyteti modern.

Për këtë arsye, po bashkëpunojmë me BERZH dhe ARUP për të sjellë një reformë gjithëpërfshirëse.

Qëllimi ynë nuk është vetëm përmirësimi i linjave ekzistuese, por krijimi i një sistemi tërësisht të ri që përfshin:

Rrjet të ri të trafikut urban

Prioritizim të autobusëve dhe sigurim të korsive të dedikuara

Model të avancuar biletash

Nyje transitore për lidhje më të mira ndërmjet linjave

Digjitalizim të plotë

Ndërlidhje me konceptin e Smart City

#prishtinapotransformohet

#prishtinapraktike

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
12 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.