Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Ndryshon vendi ku do të zhvillohet Superkupa e Evropës

Gazeta10
26 January 2023 - 12:15

Bordi Ekzekutiv i UEFA-s, në mbledhjen e mbajtur të mërkurën, ka vendosur ta zhvendosë vendin e finales së Superkupës së Evropës, e cila çdo vit vë përballë njëri- tjetrin fituesit e Ligës së Kampionëve dhe ata të Ligës së Evropës.

Dy skuadrat, që ende nuk janë përcaktuar, do të përballen më 16 gusht, në orën 21:00, në Athinë dhe jo në Kazan të Rusisë, siç u vendos disa vite më parë.

Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës ka bërë që të merret ky vendim. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Georgios Karaiskakis”, ku zakonisht luan skuadra e Olympiacos.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.