Ish diplomati, Blerim Canaj i ftuar në emisionin “Raport me Naim Sadikun” ka folur rreth votave të diasporës.
Ai ka thënë se në diasporë ka vota, por gjithmonë ka qenë tendencë ta lënë të qetë, raporton Gazeta10.
“Sa i përket zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje e ka shfrytëzuar rastin që të marrin vota nga diaspora në të kaluarën, ndërsa tani e kemi parë një angazhim të madh edhe të partive tjera në diasporë, dhe më herët nuk është që nuk e kan ditur partitë e tjera që në diasporë ka vota por që kanë vendosur ta lënë të qetë”, tha ai për Kanal10.
Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim./Gazeta10