Gazeta10

“Ne e kemi ditur disa muaj më herët” – Deputeti i VV-së: Liberalizimi ka ndodhë dje

Sjellje të përgjegjshme i ka quajtur qëndrimet e qeverisë karshi procesit të liberalizimit të vizave, deputeti i partisë në pushtet Adnan Rrustemi.

Premtime dhe data për vertiktin final të këtij procesi, ai tha se nuk kishin bërë asnjëherë si parti sikurse që kishin bërë qeveritë paraprake, shkruan Gazeta10.

“Çfarëdo interpretimi të bëhet, është që nuk ka ndodh më herët, ka ndodhë dje. Edhe sot mund të themi që ka ndodhë dje liberalizimi i vizave e fillon me 1 janar 2024. S’kemi premtu, s’kemi interpretu, kemi punu në kanale e drejtime të ndryshme për të ardhur kjo ditë.”, deklaroi Rrustemi.

Vendimi për liberalizimin e vizave, Rrustemi tha se ju kishte bërë i ditur muaj më parë Komisionit për Integrime, para se ai të bëhet i ditur për publikun.

“Para disa muajve ne kemi pasur një vendim të asutoriteteve të BE-së, se që nga janari i 2024 për qytetarët. Fillon implementimi i heqjes së vizave. Ne e kemi ditur se prej 1 janarit s’ka ma viza. Sjellja e përgjegjshme e Kosovës në dialog, mund të ketë kontribuar në disponimin e vet eruodeputetëve.”, tha deputeti i VV-së në Prime Time. /Gazeta10

NË FOKUS

KOBRA
Kush e vrau Ahmet Krasniqin?! - Historinë e padëgjuar e rrëfen Naser Vllasi(Kobra)
naser
Detaje të padëgjuara nga Naser Vllasi –Shërbimi Intelegjent, Kadri Veseli pjesë e këtij shërbimi
Ka2 Internet
Dyshohet për një të vdekur të pompa e derivateve ‘Kastrati’ në Prishtinë
Ka2 Internet
Të shtëna me armë zjarri te pompa e derivateve "Kastrati", Policia zbardhë detajet e fundit
edo
Ky është personi i arrestuar dy ditë më parë nga policia, administrator i faqes “AlbKings” në Telegram
termet
Tërmet i fortë në Turqi, kjo është shkalla e goditjes
636e71b2-c97a-4fa6-9174-2f3caa828b7a
“Krejt robt ti q***a”- Presidenti i klubit Phoenix kërcënon dhe fyen redaktorin e sportit në Kanal 10, reagon AGK-ja
gllogjann
Dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi sa ishte në mal ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan