Gazeta10

Në FFK të bindur se janë plotësuar të gjitha kriteret për licencim

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e vet të radhës nën drejtimin e kryetarit Agim Ademi, ku diskutoi shumë çështje me rëndësi për futbollin e Kosovës.

KE analizoi dhe shqyrtoi ecurinë dhe zhvillimin e punimeve të Kuvendit të jashtëzakonshëm të FFK-së, duke konstatuar se pati një frymë konstruktive dhe debate frytdhënëse në trajtimin e Statutit të ri të FFK-së, cili u miratua me shumicë votash dhe i cili i plotëson kriteret dhe kushtet sipas specifikave të Kosovës.

Në këtë mbledhje, KE gjithashtu shqyrtoi edhe licencimin e FFK-së dhe konstatoi se me miratimin e Statutit të ri janë plotësuar të gjitha kriteret dhe kushtet për licencimin e FFK-së.

Po ashtu KE shqyrtoi dhe miratoi orarin e garave të stinorit pranveror të Kampionatit 2022/2023, i cili fillon me ndeshjet e kupës më 4 shkurt dhe do të përfundojë më 28 maj 2023.

KE shqyrtoi edhe Raportin e Këshillit Emergjent pas vërshimeve në shumë komuna të vendit, e ku dëme pësuan edhe stadiumet e fushat e futbollit të shumë klubeve. Së këndejmi KE mori vendim që brenda mundësive në bashkëveprim me Kuvendet komunale.

NË FOKUS

bruno
Bruno plas 'bombën': Të gjithë banorët në Big Brother Vip Kosova, janë paguar
plagosje
Këta janë dy personat e plagosur sonte në Prishtinë
foto
Dalin pamjet e vjedhjes së makinës së kosovarit në Tale të Lezhës në vitin 2020 (VIDEO)
336590720_790074042536912_216558726298789015_n
Xhaka shënon gol në Serbi ndaj Bjellorusisë (VIDEO)
Screen Shot 2023-03-29 at 6.12
EKSKLUZIVE: Skena politike në ethe, vendimi i Kushtetueses mund ta rrëzojë presidenten
337527776_571608834975762_7782847739163049324_n
“Statuja e Skënderbeut do vendoset në Zvicër”, skulptori zbulon kush e porositi
337560741_254666503557563_1469925085196788437_n
Madhështore, Jakaj sypatrembur mposht serbin, Nikolic
USHTA1679844550
Pamje të rënda, si po digjen rusët brenda llogoreve në Ukrainë