
Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll për kategorinë U16 në konkurrencën e meshkujve do të grumbullohet në mesjavë ,përkatësisht të mërkurën dhe të enjten.
Grumbullimi do të mbahet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve nga ora 11:00 deri në 13:00 për dy ditë radhazi.
Në këtë grumbullim janë ftuar 31 lojtarë, ku përzgjedhësi Ibrahim Karabegu, me ndihmësit Driton Obërtinca dhe Elbasar Gështenja do të kenë mundësi të shohin formën e lojtarëve para grumbullimeve të ardhshme.
Djemtë e Kosovës U16 janë në Grupin A, së bashku me Andorrën, Moldavinë, Maltën dhe Gjibraltarin.
Evropiani i Divizionit C do të organizohet në Prishtinë nga 19 deri më 27 korrik.