
Në programin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” është raportuar se një qytetar nga fshati Zoqisht i Rahovecit ka nxjerrur gëlqere nga bojleri.
Qytetari është ankuar pasi nga bojleri e ka mbushur një kofë të tërë me gëlqere, raporton Gazeta10.
Në një telefonatë me kryeshefin e KRU “Gjakova” ai konfirmoi se banorët e fshtatit Zoqisht nuk pranojnë autoritetin e KRU “Gjakova” meqë kanë investuar vetë në këtë ujësjellsë pas lufte.
Sipas tij këta qytetarë nuk pranojnë që të paguajnë ujin dhe pastaj të jenë të sigurt.
Ndërsa qytetarët e tjerë po thonë se uji në këtë fshat nuk mirëmbahet si duhet dhe se në mungesë të filtrave uji po rrjedh me gëlqere.
Ata shtojn se këtë ujë po detyrohen ta shfrytëzojnë vetëm për amvisëri./Gazeta10