Gazeta10

Në Shqipëri kërcënohen arbitrat, ndeshja anulohet

Ndeshja e Superligës së Shqipërisë në futboll mes Kastriotit dhe Bylisit është anuluar. Kjo ndeshje është dashur të zhvillohet të dielën, por është anuluar dhe nuk është saktësuar nëse do të luhet në një termin tjetër. Deri tek anulimi i ndeshjes ka ardhur për shkak të kërcënimit të arbitrave të ndeshjes.

Këtë e ka bërë të ditur Federata Shqiptare e Futbollit të dielën përmes një komunikate. Ndeshja është dashur të luhet në stadiumin e Kamzës.

“Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron ta informojë komunitetin e futbollit dhe opinionin publik se ndeshja Kastrioti – Bylis, e planifikuar për t’u zhvilluar ditën e sotme në stadiumin e Kamzës, nuk do të zhvillohet. Ditën e djeshme arbitrat e ndeshjes janë kërcënuar dhe kjo ngjarje është duke u hetuar nga organet kompetente”, thuhet në komunikatë.

FSHF-ja ka bërë të qartë se është Kastrioti i Krujës që po shkakton probleme.

“Federata e Futbollit është njohur me vendimin e të gjithë klasës arbitrale, që nuk pranon të marrë përsipër drejtimin e ndeshjeve të klubit Kastrioti për shkak të presioneve dhe shantazheve të vazhdueshme. Një javë më parë, në ndeshjen Kastrioti -Laçi, arbitrat e ndeshjes janë kërcënuar me jetë dhe janë detyruar ta anulojnë një gol për skuadrën e Laçit. Të ndier vazhdimisht të kërcënuar zyrtarët kanë pasur frikë të deklarojnë me shkrim apo të denoncojnë ngjarje të tilla. Të gjendur në këtë situatë, FSHF-ja bën me dije se do të presë deri në fund zbardhjen e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme dhe do t’i marrë vendimet e duhura për të siguruar ambientin e sigurt në panoramën futbollistike shqiptare”, shkruan tutje në komunikatë.

Ndeshja Kastrioti – Bylisi i takon xhiros së 28-të të elitës së Shqipërisë. Kastrioti është i fundit, ndërsa Bylisi i parafundit dhe ndeshja ka ndikim të madh në garën për ekzistencë. Pos për mbijetesë, garë e fortë po zhvillohet edhe për titull të kampionit. Për titull po luftojnë Partizani e Tirana.

NË FOKUS

polici serb
Bashkëshortja e policit të plagosur në Lloznicë, zbulon detaje të reja
plaku-600x360
“Mu afrua dhe më pyeti”, mediat serbe thonë se ky është personi i fundit që kontaktoi me Faton Hajrizin
IMG_3764
“Në kamerën e dyqanit të tij…” – zbulohen detaje të tjera se si pretendohet se u kap Faton Hajrizi
Faton12
A e dini që e dashura e Faton Hajrizit, është vajza e komandantit të njohur të UÇK-së?
fatonn
Orët e fundit të Faton Hajrizit – sa kilometra i bëri nga vendi ku dyshohet se e vrau policin deri te fabrika ku u strehua
pamjee
Publikohet fotografia e Faton Hajrizit të vrarë
lloznice
Dëshmitarët okular tregojnë se çfarë ka ndodhur mbrëmë në Lloznicë
Hh
Flet e dashura e Faton Hajrizit: Pa e pa trupin e tij nuk besoj që ka vdekur