Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Në Shqipëri pa pasaportë”, historia e shembjes së kufirit Shqipëri-Kosovë në vitin 1992

Gazeta10
21 Qershor 2023 - 14:24

Fitim Salihu në rrejtin social Facebook ka shpërndar një pjesë të historisë së shembjes së kufirit në mes Shqipërisë dhe Kosovës të vitit 1992 ku në atë ditë shumë njerëz u gëzuan.

Ai gjithashtu ka treguar se para 31 vite po këtë ditë 50 mijë shqiptarë nga Kosova, Maqedonia e Lugina kaluan kufirin brenda ditës, si dhe gjithashtu tregoj se shumë breza vdiqën me sy hapur pa e parë një herë të vetme Shqipërinë.

“Para 31 vjetësh, më 1 maj 1992, do të hapej kufiri që kishte ndarë për gati gjysmë shekulli dy pjesët e një kombi. Gazeta e vetme ditore në Kosovë, “Bujku”, përmes një fotoreportazhi përshkruante se si mbi 50 mijë shqiptarë nga Kosova, Maqedonia e Lugina kaluan kufirin brenda ditës për ta parë tokën mëmë që, duke qenë e ndaluar, ishte kthyer në tokën e premtuar. Fotografia është bërë në orën 6 të mëngjesit, me kolonën e gjatë të “pelegrinëve” që prisnin për të hyrë në “tokën e premtuar”. Një pankartë i priste matanë kufirit: “Mirëseerdhët vëllezër dhe motra!” Shumë breza vdiqën me sy hapur pa e parë një herë të vetme Shqipërinë. Dashurinë për të e shprehnin duke i emërtuar fëmijët me emra toponimesh nga Shqipëria. Shumë të tjerë vuajtën burgjeve jugosllave vetëm sepse adhuronin Shqipërinë ose dëgjonin fshehtas Radio Tiranën. Raporti mes Kosovës dhe Shqipërisë është special, është shpirtëror. Atë s’mund ta cenojë asnjë politikan egomaniak dhe asnjë aventurier narciz”, ka shkruar ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.