Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Në Skenderaj furnizim stabil me energji elektrike

Gazeta10
22 January 2023 - 17:40

KEDS-i ka njoftuar se është duke kryer riparime në shumicën e lokacioneve ku janë shkaktuar dëme nga vërshimet. Në Mitrovicë dhe në Skenderaj, ku situata është më e rëndë, KEDS-i tha se furnizimi me energji elektrike është stabil.

“Në Mitrovicë e në Skenderaj, të cilat u prekën më së shumti nga këto vërshime, gjendja me furnizim me energji elektrike është stabile. Ka mbetur vetëm një zonë e vogël në Skenderaj pa furnizim për shkak të përmbytjeve të mëdha, megjithatë pritet që nesër edhe kësaj zone t’i kthehet furnizimi i rregullt me energji”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

Ekipet e KEDS-it ende janë në Rugovë, në kërkim të prishjeve për shkak të borës së madhe dhe kushteve të papërshtatshme.

Vërshimet e ditëve të fundit kanë shkaktuar dëme në mëdha në Skenderaj, Mitrovicë, Istog e në disa komuna tjera.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.