
Tri kërkesat e emisarëve të SHBA-së e BE-së dhe ultimatumi i tyre për t’i përmbushur ato, sipas Fidan Ramës janë aq serioze saqë mund të çojë edhe në shkarkimin e kryeministrit Kurti, transmeton Gazeta10.
Për këtë Rama thotë se SHBA-ja është e interesuar ta ruajë stabilitetin në rajon për shkak të zhvillimeve tjera gjeopolitike, e që një destabilizim i tillë i sigurisë i konvenon vetëm Rusisë.
“Çështja e ultimatumit është shumë serioze. Unë besoj që Kurti do t’i thërras mendjes që të gjej një zgjidhje që të paktën të ruhet qasja që Kosova ka pasur në rpaort me SHBA-në. Përtej kësaj, unë e shoh situatën serioze nëse s’ka përmbushje të këtyre kërkesave që mund të çojnë deri te potencialisht në shkarkimin e tij, zgjedhje të reja, ose një qeverie të re, që unë se përjashtojë. Sepse, amerikanët janë të interesuar ta ruajnë stabilitetin në rajon.”, tha Rama në Politiko.
Ai thotë se SHBA-ja s’mund ta sanskionojë Kosovën përmes formave tjera siç ka vepruar me Iranin për raportet me Rusisë, por Prishtinën zyrtare e sanksionon duke neglizhuar takimet me zyrtarët institucional.
“Këtu bëhet fjalë për një marrëdhenie në disa momente historike. Ne nuk prodhojmë armë bërthamore, që me u sanksionu sikurse Irani e me na marrë në qafë. Për ne sanksion është edhe mos me u taku, mjafton me neglizhu një takim e në fund mos me qenë prezent.”, tha tutje Rama.
“Ka shumë rëndësi që Kurti të gjej një zgjidhje kompromisi. Nga rrafshi i shtetësisë së Kosovës ka shumë rëndësi për shkak të kësaj marrëdhënie që ne kemi me SHBA-në, por ka pas rëndësi, ndoshta fare për Kurtin nëse e bënë këtë apo jo. Për mua Kurti s’është më kryeministër i njëjtë në sy të partnerit të Amerikës, që s’ka tregu gatishmëri për ta zgjedhur problemin para se ndodhë ndërhyrja në veri.”, tha Rama në Politiko. /Gazeta10