Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Në taborin tonë s’ka çka, dihet kjo punë”, për çka e ka fjalën Bajqinovci?

Gazeta10
31 December 2024 - 21:36

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci në edicionin festiv të “Babadimri i Politikos”, ka uruar të gjithë qytetarët për festën e Vitit të Ri.

Bajqinovci ua ka rikujtuar oponentëve politikë të pranishëm se edhe një muaj janë zgjedhjet ndërsa me sarkazëm ka thënë “në taborin tonë s’ka çka, dihet kjo punë”, duke iu referuar rezultateve të zgjedhjeve të shkurtit të vitit 2025.

“I uroj të gjithë bashkatdhetarëve Vitin e Ri 2025. Në taborin tonë s’ka çka, dihet kjo punë, tash i kemi zgjedhjet edhe një muaj edhe besoj që do të kalojmë mirë”, ka thënë Bajqinovci.

Ndryshe, me diskutime interesante, muzikë festive dhe surpriza të shumta, “Politiko” premton të jetë një festë e vërtetë televizive.

Mos e humbisni këtë mbrëmje unike! Të gjithë së bashku, vetëm në Kanal 10! /Gazeta10/

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.