Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Komunikimet në grupin e LDK-së në “Viber”, Haxhiu: Prokuroria të zgjerojë hetimet edhe ndaj anëtarëve të Kryesisë

Gazeta10
31 March 2025 - 20:29

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Prokuroria duhet të veprojë me urgjencë dhe të zgjerojë hetimet edhe ndaj anëtarëve të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, lidhur me votat me postë të mërgatës.

Reagimi i Haxhiut vjen pas publikimit të komunikimeve të brendshme të LDK’së nga Gazeta Online Reporteri.net, mes anëtarëve të Kryesisë së kësaj partie, ku flitet për një “skeme të organizuar kriminale”.

Në komunikimet e publikuara sot, janë mesazhet e Kujtim Shalës, Arben Gashit, Armend Zemajt dhe Avdullah Hotit. Gashi në këtë komunikim këmbëngulte se ka pasur vjedhje të votave dhe insistonte që skemës, që sipas tij u orkestrua nga disa bashkëpartiakë, t’i vihet emri “skemë kriminale”.

Haxhiu ka thënë se çdo person i përfshirë duhet të sillet para drejtësisë.

“Vullneti i qytetarëve duhet të mbrohet me çdo çmim!”, ka shkruar Haxhiu.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.