Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Në veri është duke u bërë thirrje me grafite për rezistencë ndaj vendimit për targat

Gazeta10
13 November 2022 - 12:50

E ashtuquajtura “Brigada Veri” ka vazhduar me krijimin e grafiteve të reja në Mitrovicë të Veriut, raporton Gazeta10.

Përmes tyre, serbëve u kërkohet që siç thuhet “të tregojnë rezistencë më 21 nëntor”, ditën kur do të fillojë shqiptimin e gjobave për shoferët që nuk i kanë konvertuar targat e tyre në RKS.

“Nga 21 Nëntori është detyrim i të gjithëve që të rezistojnë në çdo hap! Brigada Veri”.

“Nuk ka dorëzim! KM mbetet!”, është mbishkrimi i fotografive që janë publikuar në profilin e Instagramit, “Nuk ka dorëzim, KM mbetet”.

Këto mbishkrime janë vendsour në momunumentin e Car Llazarit në veri të Mitrovicës./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.