
Nedim Bajrami është shumë afër largimit nga Rangers, vetëm pas një viti të kaluar në futbollin skocez.
Bajrami nuk ka përmbushur pritshmëritë që kishte për të skuadra nga Glasgoë dhe në ditët e fundit të afatit kalimtar mund të ndërrojë ambient.
26-vjeçari nuk u ftua nga trajneri Rusell Martin në ndeshjen e play-offit të Ligës së Kampionëve kundër Club Bruggë dhe kjo ka shtuar edhe më shumë zërat për një largim të mundshëm.
Mesfushori nga Tetova këtë edicion ka luajtur vetëm 17 minuta në kampionat dhe ka bërë tri paraqitje në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.
Në edicionin e parë të tij në Skoci, Bajrami kishte zhvilluar 44 paraqitje në të gjitha garat, prej të cilave kishte shënuar pesë gola dhe kishte asistuar në pesë të tjerë.
Ai ka kontratë me Rangers deri në qershor të vitit 2028 dhe vlera e tij në treg është rreth 3 milionë euro.
Rangers shpenzoi afër katër milionë euro për transferimin e tij vitin e kaluar nga Sassuolo.
Bajrami është paraqitur për të gjitha grupmoshat e Zvicrës, ndërsa në nivelin senior vendosi që ta përfaqësojë Shqipërinë.
Me kombëtaren kuqezi ai ka zhvilluar 35 paraqitje, prej të cilave ka shënuar gjashtë gola.