
Pas marrjes së trajtimit shëndetësor për disa ditë në Klinikën e Neurokirurgjisë, nëna e ish-presidentit Hashim Thaçi është liruar sot për trajtim të mëtejm në shtëpi.
Lajmin për Gazeta10 e ka konfirmuar drejtori i kësaj Klinike, Besnik Elshani.
“Që disa ditë ka qenë duke marrë trajtim në Klinikën tonë. Ajo është liruar në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore pas ekzaminimeve dhe analizave të bëra”, tregoi Elshani shkurtimisht.
Nëna e ish-presidentit, Hyra Thaçi ishte shtrirë për të marrë trajtim ditë më parë në QKUK, përkatësisht në Klinikën e Neurokirurrgjisë në Prishtinë.
Drejtori Elshani, nuk ka treguar detaje tjera rreth trajtimit të saj. /Gazeta10
