Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

“Nëna Leta” përfundon në spital pas komenteve negative për sjelljen e Kiarës ?

Gazeta10
07 April 2023 - 15:28

Kiara Tito u rikthye ditën e martë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, pas vendimit të produksionit për të rikthyer në shtëpi 4 ish-banorë, shkruan Gazeta10.

Ajo ishte një nga konkurrentet më të votuara, teksa që prej hyrjes së saj, ajo ka qenë mjaft e ftohtë me banorët e tjerë.

Mirëpo kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak publikut, që nuk e ka pritur mirë ndryshimin në  sjellje të saj dhe ka reaguar me komente negativenë rrjete sociale.

E ftuar në emisionin “Shqipëria LIVE”, ditën e djeshme ishte  njëra nga  kushërirat e Kiarës, Ema Shazivari, e cila zbuloi se familja e Kiarës është e prekur nga këto mesazhe, madje gjyshja e saj Leta, është ndjerë shumë keq sa ka shkuar dhe në spital.

“Komentet negative në rrjetet sociale ndikojnë shumë tek të afërmit. Kam biseduar me familjarët e saj. Pak para se të nisja emisionin, fola dhe me gjyshen e Kiarës e cila është prekur shumë nga këto komente dhe mesazhe, saqë ka pasur dhe probleme shëndetësore dhe i është dashur të shkojë në spital nga komentet dhe sulmet e shumta në rrjetet sociale për sjellen e Kiarës  pas rihyrjes në BBVA.Përfitoj nga rasti tu bëj thirrje të gjithë komentuesve, jo vetëm për Kiarën por për të gjithë, që të bëjnë kujdes me familjarët jashtë”- tha kushërira e Kiara Titos në emisionin ‘Shqipëria Live’ në Top Channel.

Ajo gjithashtu i ka dalur në mbrojtje Kiarës për sjelljen e saj pasi është shprehur se të gjithë do të kishim një sjellje të atij pasi mëson disa fakte dhe disa gjëra për ata banorët aty brenda që kanë pasur për ty./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.