
Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Arian Tahiri, ka vizituar në Hagë, ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe ish kryeparlamentarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin, raporton Gazeta10.
Tahiri ka thënë se ata ishin më të fortë se guri e me zemër të madhe sa bjeshka.
Tutje, ai ka thënë se ata “janë në një betejë për ta mbrojtur nderin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nderin e popullit shqiptar dhe nderin e shtetit të Kosovës”.
Këtu keni statusin e tij të plotë:
“Hagë, 5 shtator 2022!
Të fortë sa guri, me zemër të madhe sa bjeshka, me një besim si flamur shpalosur, me dashuri për Kosovën deri tek qielli. Ky ishte Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi sot.
Ata bashkë me shokë 23 vjet pas luftës janë prap në betejë për ta mbrojtur nderin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nderin e popullit shqiptar dhe nderin e shtetit të Kosovës!
Të fala nga Haga”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10