
Nënkryetarja e Prishtinës nga radhët e PDK-së, Donjeta Sahatçiu ka dal në përkrahje të fillimit të mësimit më 1 shtator në cdo shkollë dhe me cdo kusht.
Ajo nuk e ka drejtuar gishtin ndaj askusjt për situatën e krijuar, por nga kjo situatë po pësojnë fëmijët.
“Nuk ka nevojë e vend për filozofi. Nesër, me 1 shtator, mësimi është dashtë me fillu në çdo shkollë, me çdo kusht. Udhëheqje e shëndoshë është një qe e gjen zgjidhjen, me çdo kusht. Gjithçka tjetër është dështim. Kush po humb? Fëmijët dhe vetëm fëmijët” ka shkruar ajo.
Nuk ka nevojë e vend për filozofi. Nesër, me 1 shtator, mësimi është dashtë me fillu në çdo shkollë, me çdo kusht. Udhëheqje e shëndoshë është një qe e gjen zgjidhjen, me çdo kusht. Gjithçka tjetër është dështim. Kush po humb? Fëmijët dhe vetëm fëmijët.
— Donjeta Sahatçiu (@DonjetaSahatciu) August 31, 2022