
Janë nënshkruar tri marrëveshje në kuadër të Procesit të Berlinit, raporton Gazeta10.
“Ceremonia e nënshkrimit të tri marrëveshjeve në kuadër të Procesit të Berlinit”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.
Në këtë takim po marrin pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë këtu edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti si dhe atë të Shqipërisë, Edi Rama.
Në fjalën hyrëse kancelari gjerman, Oalf Scholz, ka thënë se marrëveshjet që do të nënshkruhen do të lehtësojnë jetët e njërëzve në rajon.
Scholz ka përmendur specifikisht edhe marrëveshjet si dhe rezultatet e pritura nga ta.
Sot do t’i nënshkruani tri marrëveshje të rëndësishme që do t’ia lehtësojnë njerëzve jetën. Tregu i përbashkët rajonal do të shtyjë përpara ekonominë dhe investimet në rajonin tuaj. Marrëveshja do të ndihmojnë qytetarët tuaj që të kalojnë kufijtë vetëm me letërnjoftime. Një student nga Sarajeva mund të përfundojë studimet në Beograd apo një inxhinier në Tiranë duke përdorur gradën e tij mund të gjejë një punë në Shkup”, tha Scholz. / Gazeta10