
Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka nënshkruar kontratë për renovimin e Repartit të Hemodializës, projekt me vlerë prej mbi 706 mijë eurosh
Sipas njoftimit zyrtar, operatori ekonomik fitues është MBB Construction SH.P.K., ndërsa vlera totale e kontratës arrin në 706 mijë e 922 euro.
Projekti do të financohet nga buxheti i konsoliduar i Kosovës dhe kohëzgjatja e kontratës është paraparë të jetë 24 muaj.
Sipas dokumentit, në këtë aktivitet prokurimi kanë aplikuar gjashtë operatorë ekonomikë, por vetëm një tender është shpallur i përgjegjshëm
Kontrata është nënshkruar më 20 maj 2026./IO