
Komuna e Gjilanit ka nënshkruar kontratë për ndërtimin e Stacionit të Autobusëve në këtë qytet.
Kjo kontratë kap vlerën prej mbi 1 milionë eurove, dhe është nënshkruar me Grupin e Operatorëve Ekonomik Triangle SH.P.K; Eco Holding Group SH.P.K; AAB Construction SH.P.K.
Vlera e saktë e kontratës është një milion e tre mijë e katërqind e njëzet e tre euro e njëzet centë.
Në lidhje me fillimin e punimeve ka njoftuar edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni përmes një video në rrjetin social Facebook.

