Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit, FFK – Komuna e Gjilanit

Gazeta10
14 April 2025 - 16:46

Federata e Futbollit e Kosovës ka nënshkruar sot një tjetër Memorandum Bashkëpunimi që ka të bëjë me ndërtimin e fushave të futbollit.

Projekti i radhës është me Komunën e Gjilanit.
Nënshkrimi i Memorandumit është bërë nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, teksa investimi në ndërtimin e fushës do të jetë i përbashkët me Komunën e Gjilanit.

Ndërtimi i fushës së re në Gjilan vjen si pjesë e programit të FFK-së “Çdo 45 ditë një fushë futbolli”, që synon përmirësimin e infrastrukturës së futbollit në çdo cep të vendit.

Fusha e re që do të ndërtohet në Gjilan do të krijojë kushte dhe mundësi edhe më të mira për klubet, të rinjtë dhe komunitetin sportiv në përgjithësi në këtë komunë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.