Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit mes Prizrenit dhe qytetit Porto të Portugalisë

Gazeta10
20 June 2024 - 18:31

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot kryetarin e qytetit Porto të Portugalisë, Rui Moreira, me një delegacion të gjerë me biznesmenë portugezë.

Aty u nënshkrua memorandum mirëkuptimi për nxitjen, inkurajimin dhe krijimin e urave të bashkëpunimit në fushat e turizmit, ekonomisë, kulturës e të sportit mes Prizrenit dhe Portos.

“Me iniciativë të ambasadorit të Kosovës në Portugali, Ylber Kryeziu, ky memorandum hapë rrugë për bashkëpunim në projekte të përbashkëta konkrete me synim krijimin e beneficioneve për të dy popujt, sidomos për të rinjtë. Porto është një qytet që i ngjanë Prizrenit me kulturë, histori unike dhe traditë, që do të jetë kënaqësi ta zgjerojmë bashkëpunimin me këtë qytet evropian me vlera”, u shpreh Totaj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.